Parashikimi i motit: 6 nëntor 2021

Publikuar më: 6/11/2021, ora 08:14

Parashikimi i motit: 6 nëntor 2021

Publikuar më: 6/11/2021, ora 08:14

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare në jug, ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në gjysmën veriore të vendit ku priten edhe reshje të pakta shiu, kryesisht në veriperëndim.

Pasditja vijon me kthjellime dhe alternim të vranësirave në të gjithë vendin, sërish më të shpeshta në veri, ku nuk mungojnë momentet e shkurtra me shi të dobët.

Temperaturat e ajrit nuk do të ndryshojnë në mëngjes, ruhet minimumi prej 8-9°C ndërsa rritje të lehtë sjell mesdita, kur maksimumi ngjitet në rreth 28°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe det nga drejtimi verior-verilindor, duke ulur dallgëzimin në 2 ballë në bregdet dhe në 3-4 ballë, atë në hapësirat detare të Jonit.