Plagosje me armë pranë pallateve Agimi në Tiranë, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Përditësuar më: 6/11/2021, ora 20:07
Policia tirane naten Plagosja pallati Agimi frame 1148 2 1024x576

Plagosje me armë pranë pallateve Agimi në Tiranë, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Përditësuar më: 6/11/2021, ora 20:07

Një person raportohet të ketë mbetur i plagosur me armë, në zonën e bllokut në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë kafe “Roma”, te zona e quajtur pallatet Agimi.

Policia tha se ndaj një personi, të identifikuar si Ilir Shkurti, është qëlluar me armë zjarri nga një makinë, dhe si pasojë ai ka mbetur i plagosur në këmbë.

Policia thotë se ka arritur të ndalojë makinën e përdorur nga autorët e ngjarjes dhe ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.