19 raste të reja në Kosovë, 460 persona aktivë me koronavirus

Përditësuar më: 7/11/2021, ora 15:13
Koronavirusi ne kosove 1024x576

19 raste të reja në Kosovë, 460 persona aktivë me koronavirus

Përditësuar më: 7/11/2021, ora 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 19 raste me koronavirus.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë ndërsa janë shëruar 5 persona. 460 persona janë ende aktivë me koronavirus.

Nga nisja e pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 infektime. Prej tyre 2.978 persona kanë humbur jetën.