Atentati ndaj presidentit kolumbian, kapet një prej autorëve

Përditësuar më: 7/11/2021, ora 07:44

Atentati ndaj presidentit kolumbian, kapet një prej autorëve

Përditësuar më: 7/11/2021, ora 07:44

Ministria e Mbrojtjes në Kolumbi njofton se ka arrestuar një ndër personat përgjegjës për sulmin më 25 qershor ndaj helikopterit të presidentit Ivan Duque.

Helikopteri i kreut të shtetit pësoi disa dëmtime të vogla në këtë sulm, por arriti të ulej në tokë pa shkaktuar asnjë lëndim te pasagjerët.

Personi i arrestuar është një luftëtar i njohur si “Aurelio”, pjesë e forcave të armatosura revolucionare të Kolumbisë.

Presidenti Ivan Duque, së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm ishin duke udhëtuar drejt provincës së Santanderit kur ndodhi ngjarja.