Gratë në sipërmarrje, në Shqipëri përballen me kufizime në financime dhe zgjerimin e biznesit

Përditësuar më: 7/11/2021, ora 13:41

Gratë në sipërmarrje, në Shqipëri përballen me kufizime në financime dhe zgjerimin e biznesit

Përditësuar më: 7/11/2021, ora 13:41

Numri i bizneseve të drejtuara nga gratë ka pësuar rënie në 5 vitet e fundit. Nga mbi 43 mijë sipërmarrje të drejtuara nga ato në 2016-n, shifra u tkurr në 42.396 vitin e shkuar.

Faktorët janë disa. Sipas grave sipërmarrëse, politikat publike dhe mjedisi i biznesit në Shqipëri janë qartazi me shumë favorizuese përkundrejt burrave sipërmarrës.

Gratë përballen me kufzime, sidomos kur përpiqen për mobilizimin e kapitalit për zgjerimin ose diversifikimin e biznesit të tyre. Nisur edhe nga këto hendeqe, Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar u ka rekomanduar institucioneve shqiptare të ndërmarrin politika lehtësuese për të përkrahur gratë sipërmarrëse.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Tirana është qarku me numrin më të lartë të grave që drejtojnë një biznes. Më pas renditen, Lezha, Durrësi e Vlora. Fieri dhe Berati janë dy qarqet me përqindjen më të ulët të sipërmarrjeve të drejtuara nga gra.