Vrasja e biznesmenit, zbardhen detaje nga hetimi, miku i tij i dyshuari kryesor

Përditësuar më: 7/11/2021, ora 13:09

Vrasja e biznesmenit, zbardhen detaje nga hetimi, miku i tij i dyshuari kryesor

Përditësuar më: 7/11/2021, ora 13:09

Dyshimet e para për vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha bien mbi Ferdinand Rrushin, mik i viktimës.

 Të dhënat paraprake nga grupi hetimor ngrenë dyshime se Ferdinand Rrushi është njëri prej autorëve të ngjarjes, ndërsa në automjet kanë qenë edhe 2 persona të tjerë, të cilët zbritën nga makina, para se të arrinin pas malit të Dajtit, ku u gjet edhe trupi i pajetë.

Nga këto konkluzione të para dyshohet se pas kryerjes së vrasjes dhe hedhjes së trupit të pajetë në humnerë, Rrushi është kthyer në të njëjtën rrugë.

Biznesmeni i inerteve Ruzhdi Hoxha, ishte shpallur i zhdukur dy javë më parë, ndërsa Ferdinand Rrushi ndodhet në paraburgim, pasi u arrestua më 26 tetor të këtij viti, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve.