Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Durrës, protesta e banorëve, dy vjet në pritje për riparimin e pallatit

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 15:24 | Aktualitet
Durrës, protesta e banorëve, dy vjet në pritje për riparimin

Pasi kanë qëndruar për gati dy vite jashtë banesave të tyre, në pritje të riparimit të banesave, banorë të pallatit nr. 15 në lagjen 12 të Durrësit kanë protestuar përpara bashkisë për të tërhequr vëmendjen për nisjen e punimeve për riparimin e objektit të tyre i cili është vlerësuar me dëme të nivelit ds 3, me dëme kryesisht në muraturë.

Sipas banorëve, vetëm neglizhenca e bashkisë, ka bërë që ata të mos futen dot në banesat e tyre. Sikur të mos mjaftojë ky fakt, këta banorë shprehen se prej dy muajsh nuk kanë përfituar nga bashkia as bonusin e qirasë.

“Nuk është hedhur bonusi as për shtatorin as për tetorin, si mendon bashkia që mund ta përballojmë, si pensionistë që jemi”, thonë ata.  

Ndërkohë, nga bashkia e Durrësit ende nuk ka asnjë sqarim se përse nuk fillon puna nga riparimi i kësaj godine, në një kohë kur edhe fondi është përcaktuar dhe miratuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani