Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fitoi medalje në Beograd, Alban Beqiri pritet si hero mes fishekzjarrëve dhe brohoritjeve

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 15:00 | Sporte të tjera
Fitoi medalje në Beograd, Alban Beqiri pritet si hero mes

Brohoritje dhe fishekzjarrë për kampionin që shkruajti historinë në boksin shqiptar. Alban Beqiri u prit si hero, pas kthimit nga Beogradi, ku ngriti flamurin shqiptar, duke fituar medaljen e bronzit në Botërorin e boksit, arritja më e madhe për këtë sport.

Përkrah kampionit kuqezi të ringut, edhe trajneri i tij Sead Bushati, që edhe pse nuk ishte pjesë e delegacionit në event, ka merita të padiskutueshme në suksesin e arritur.

“Falënderoj të gjithë shqiptarët kudo, më kanë bërë të ndihem shumë krenar, kjo është më e rëndësishme se vetë medalja”, thotë ai për A2 CNN.

Alban Beqiri u rendit i treti në Botërorin e boksit dhe festën e tij në podium nuk arriti ta prishte as turpi i radhës nga serbët, me publikun që vërshëlleu flamurin kuqezi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë