Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Investime që nuk realizohen, Bashkia e Vlorës mbi 8 milionë euro për ujësjellësin

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 13:02 | Aktualitet

Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm mbetet një ndër problematikat dhe nevojat më emergjente të popullatës në vendin tonë.

Edhe në bashkinë e Vlorës, si një zonë turistike, furnizimi me ujë të pijshëm ka problematika në mjaft zona, kryesisht ato ruralet. E ndërsa në zona të tjera mbeten problem fondet për të realizuar investimet, në bashkinë e Vlorës këtë vit që po shkon drejt fundit, ishin parashikuar investime në vlerën e mbi 8 milionë eurove me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, por ende premtimi për 24 orë ujë tingëllon i largët.

Ndërsa edhe aty ku ka një furnizim me orar uji vjen i ndotur.

Duke ju referuar situatës, duket një luks që investimet e parashikuara dhe të financuara të mos kryhen dhe tanimë që viti po mbyllet asnjë prej investimeve të parashikuar nuk ka përfunduar edhe pse disa prej tyre kishin afate për të përfunduar brenda gjashte mujorit të parë të këtij viti.

Arsyet janë nga më të ndryshmet, që kanë të bëjnë kryesisht me burokracitë dhe dokumentacionin e tenderimit. Ndërsa popullata vijon të paguajë ujin e pijshëm që në rastin më të mirë e ka më orar dhe të ndotur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani