Temperatura deri në 26 gradë, me vranësira dhe shira të dobët
Dita nis me kthjellime dhe alternime vranësirash këtë të hënë, më të shpeshta në zonat veriore. Pjesa e dytë e ditës, shton vranësirat në të gjithë vendin, të cilat do të sjellin shi të dobët në veri dhe pjesërisht në qendër gjatë orëve të mbrëmjes.
Temperaturat ulen lehtë në mëngjes e mesditë duke variuar nga 8 në 26°C.
Era do të fryjë nga drejtimi jugor, e lehtë nga mëngjesi deri afër mbrëmjes, kur pritet forcim i erës në bregdet, kryesisht në brigjet jugore duke aktivizuar dallgëzim mbi 3 ballë.