Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Emergjenca e dëmtimeve ndaj Anglisë, mungon edhe Armando Broja

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 14:46 | Futboll
Emergjenca e dëmtimeve ndaj Anglisë, mungon edhe Armando Broja

Kombëtarja përballet me një emergjencë të vërtetë dëmtimesh, për ndeshjen e 12 nëntorit me Anglinë dhe sfidën e datës 15 me Andorrën. Listës së mungesave i shtohet edhe sulmuesi Armando Broja. Talenti i rritur te Chelsea, që cilësohej si arma më e fortë e kuqezinjve për dy sfidat e fundit kualifikuese në Botërorin 2022 vijon të ketë probleme shëndetësore.

Kjo është arsyeja përse 20-vjeçari do ta ketë të pamundur të japë kontributin për skuadrën. Broja bëhet mungesa e katërt zyrtare e Shqipërisë, pas mbrojtësve Berat Gjimshiti e Ivan Balliut dhe sulmuesit Rey Manaj.

Dëmtimi i djaloshit nga Malësia e Madhe zbardh edhe misterin e grumbullimit të papritur të talentit Ernest Muçi nga përfaqësuesja Shpresa. Ai u afrua si një alternativë, duke vlerësuar situatën në repartin ofensiv, ku të gatshëm mbeten vetëm Cikalleshi, Balaj e Uzuni.

https://a2news.com/2021/11/08/anglia-dhe-andorra-kombetarja-nis-zyrtarisht-pergatitjet-mungojne-4-lojtare/

Një tjetër lojtar që mund të humbasë sfidën në Wembley me Anglinë dhe duelin në Arenën Kombëtare me Andorrën është Thomas Strakosha. Portieri ndjen shqetësime në gju dhe gjendja e tij po vlerësohet nga stafi mjekësor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë