Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Falsifikim dokumentesh dhe korrupsion në Lalëz, SPAK “godet” zyrtarët e Hipotekës

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 11:49 | Kronikë
Falsifikim dokumentesh dhe korrupsion në Lalëz, SPAK

Falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim të një grupi të strukturuar kriminal, shpërdorim detyre, korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Këto janë akuzat ndaj 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Hipotekës së Durrësit, në një aksioni të sotëm të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që solli 5 urdhër arresti deri më tani, se dhe kontrollin e banesave.

Aksioni i SPAK përfshiu ish-drejtorin e Hipotekës Bedri Luku, i shoqëruar fillimisht dhe i lënë i lirë, si dhe nëpunës të tjerë, shtetasit Vlash Brahija, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisandër Xhizdari, Ber Begeja, Asllan Arapi.

Sipas vendimit, nga akt ekspertimi teknik kompjuterik nr 11845, dt 15.11.2019, janë konstatuar foto dhe video që paraqesin dokumente që lidhen me toka bujqësore dhe tokë truall si dhe akte të marrjes së tokës në pronësi, certifikata për vërtetim pronësie, kartela të praktikave dhe harta treguese të regjistrimit të pasurive, të cilat siç ka provuar hetimi i deritanishëm ndodhen në fshatin Lalëz.

Disa nga fotot që u gjetën në memorien e telefonit i përkasin vijës bregdetare dhe tokës pyjore në këtë zonë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli