“Njësia antikorrupsion”, Manja: Qytetarët të denoncojnë, mos të ankohen pasi japin ryshfet

Përditësuar më: 9/11/2021, ora 12:57
manja ulsi

“Njësia antikorrupsion”, Manja: Qytetarët të denoncojnë, mos të ankohen pasi japin ryshfet

Përditësuar më: 9/11/2021, ora 12:57

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë për shtyp, bëri thirrje që të gjithë qytetarët të denoncojnë korrupsionin dhe jo të ankohen e të qahen pasi paguajnë ryshfetin. Këtë gjë, ata mund ta bëjnë në Njësinë Antikorrupsion. 

“Dua të bëj publik sot një rast, që është vetëm një nga 5 rastet e para të Njësisë Antikorrupsion. Është rasti i një qytetari që nuk ka heshtur dhe nuk ka pranuar të japë ryshfet. Qytetari është vendosur nën presion nga disa zyrtarë të AKU Fier. Sot, gjobëvënësit me maskën e shtetit, por që nuk përfaqësojnë shtetin, do të duhet të përballen me drejtësinë”, deklaroi Manja.

Ministri shtoi se do të bëhet kallëzim edhe për drejtuesin e tyre.