Sfidat me Slloveninë dhe Kosovën, tjetër humbje për shpresat, Rrapaj zëvendëson Carën

Përditësuar më: 9/11/2021, ora 16:50
MB SHPRESAT PRAG SLLOVENIA frame 280 1024x576

Sfidat me Slloveninë dhe Kosovën, tjetër humbje për shpresat, Rrapaj zëvendëson Carën

Përditësuar më: 9/11/2021, ora 16:50

Përfaqësuesja Shpresa humbet një tjetër element të rëndësishëm në prag të dy transfertave vendimtare, të kualifikueseve të Euro 2023, me Slloveninë dhe Kosovën.

Mesfushori i Partizanit, Tedi Cara është i dëmtuar. Pas ekzaminimeve të specializuara, stafi mjekësor vlerësoi se Cara nuk mund të rikuperohet për dy ndeshjet e radhës dhe u largua nga ekipi.

Në vend të tij, trajneri Alban Bushi grumbulloi një tjetër lojtar të të kuqve. Bëhet fjalë për Arinaldo Rrapaj. Shpresat luajnë më 12 nëntor në Slloveni dhe katër ditë më pas përballen me Kosovën në Prishtinë.