14 raste me koronavirus në Kosovë, identifikohet varianti Delta plus

Përditësuar më: 10/11/2021, ora 16:37
8 te vdekur dhe 2236 raste te reja me koronavirus ne Kosove 1024x576

14 raste me koronavirus në Kosovë, identifikohet varianti Delta plus

Përditësuar më: 10/11/2021, ora 16:37

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi se në 24 orët e fundit u raportuan 14 raste të reja me koronavirus, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk humbi jetën.

Sipas njoftimit, numri i rasteve të reja del pas testimit të 1,696 mostrave, apo përkthyer në përqindje, 0.82 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se pas testimit të 70 mostrave pozitive në një laborator në Gjermani, 12 prej tyre kanë rezultuar me variantin Delta plus, i cili është edhe më ngjitës.

Në 24 orë janë shëruar 17 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 444.