Alarm te United, Cristiano Ronaldo vendos një kusht për të mos u larguar

Përditësuar më: 10/11/2021, ora 15:51
ff17a34aea1cb8ba020fe2ea999e651633e41ff5 870x579

Alarm te United, Cristiano Ronaldo vendos një kusht për të mos u larguar

Përditësuar më: 10/11/2021, ora 15:51

Lajm i papritur nga Anglia. Sipas mediave britanike, Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United, nëse skuadra nuk do të arrijë të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Në atë rast, “Daily Express” shkruante se ylli portugez mund të kërkojë prishjen e kontratës, për të kërkuar një tjetër skuadër, me të cilën mund të jetë protagonist në Europë.

Pavarësisht golave të bujshëm në ndeshjet e para, rikthimi i Cristiano-s në “Old Trafford” nuk po shkon ashtu si sulmuesi e kishte imagjinuar, me Djajtë e Kuq që momentalisht janë jashtë zonës europiane.

Deri tani, në këtë sezon, portugezi ka shënuar 9 gola me United, 4 në kampionat dhe 5 në Champions League.