Hedhje inertesh në bregdet, policia bllokon 10 kamionë

Përditësuar më: 10/11/2021, ora 09:55
inerte 1024x576

Hedhje inertesh në bregdet, policia bllokon 10 kamionë

Përditësuar më: 10/11/2021, ora 09:55

Aksion i Policisë së Vlorës pas denoncimit për hedhje inertesh në bregdet dhe në zonën e Pyllit të Sodës.

Mbi 10 kamionë janë bllokuar në pikën e triportit deri në verifikim të plotë. Aksioni erdhi pas denoncimit se inerte të shumta po shkarkoheshin në det dhe në Pyllin e Sodës.

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, policia ka nisur kontrollet.

“Vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave janë krime mjedisore dhe polici është përgjegjës që në territorin ku ai vepron t’i identifikojë vendndodhjet e skenave të krimit, por edhe protagonistët e këtyre krimeve. Është e patolerueshme që në Pyllin e Sodës të mbushet një sipërfaqe me 3000 metra katrorë zhavorr dhe policia as të mos shikojë dhe as të mos dëgjojë asgjë”, u shpreh kryeministri ditën e djeshme.