Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Martohet në Angli fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 08:05 | Showbiz

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, aktivistja pakistaneze Malala Yousafzai, është martuar në një ceremoni të vogël islamike në Angli me partnerin e saj Asser Malik, një menaxher për Bordin e Kriketit të Pakistanit.

"Sot është një ditë e çmuar në jetën time. Asser dhe unë u martuam për të qenë partnerë për jetën. Ne festuam në një ceremoni të vogël nikkah në shtëpi në Birmingham me familjet tona. Ju lutemi na dërgoni lutjet tuaja. Jemi të emocionuar të ecim së bashku për udhëtimin që kemi përpara”, shkroi Yousafzai në rrjete sociale.

Yousafzai fitoi njohje ndërkombëtare për aktivizimin e saj kundër përpjekjeve të talebanëve për të ndaluar vajzat të ndjekin shkollën.

Kur ishte 15 vjeç, ajo u qëllua në kokë nga një anëtar i talebanëve dhe u dërgua në Angli për të marrë trajtim mjekësor.

Në vitin 2014, ajo fitoi çmimin Nobel për Paqen në moshën 17-vjeçare, duke u bërë laureatja më e re e këtij çmimi.

Vitin e kaluar, ajo u diplomua në Universitetin e Oksfordit për Filozofi, Politikë dhe Ekonomi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani