Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Me lot në sy Bella Hadid tregon anën e saj më të brishtë dhe betejën me ankthin e depresionin

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 13:13 | Showbiz

Modelja Bella Hadid ka folur për ankthin dhe presionin e mediave sociale, ndërsa rrëfen edhe për betejat e saj me shëndetin mendor. Modelja postoi një seri fotosh në Instagram duke treguar anën e saj më të brishtë. Me lot në sy, ajo flet për ankthin dhe depresionin e saj pa filtra.

“Kjo jam unë praktikisht çdo ditë, çdo natë prej disa vitesh, rrjetet sociale nuk janë reale”, thotë ajo.

Bella Hadid e përkufizon rrugën e saj për të dalë nga depresioni si jolineare dhe një slitë me pengesa, ndërsa dërgon edhe një mesazh shprese.

“Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit dhe slita në një moment ndalon plotësisht. Nëse punon shumë me veten, duke investuar kohë për të kuptuar traumat, gëzimet dhe rutinat e tua, do të arrish të kuptosh dhe të mësosh më shumë për dhimbjen tënde dhe si ta menaxhosh atë", shprehet ajo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë