Regjisori i “Squid Game” e konfirmon: Do të ketë një sezon të dytë

Përditësuar më: 10/11/2021, ora 13:26

Regjisori i “Squid Game” e konfirmon: Do të ketë një sezon të dytë

Përditësuar më: 10/11/2021, ora 13:26

Lajm i mirë për fansat e “Squid Game”: krijuesi dhe regjisori Hwang Dong-hyuk konfirmoi se seriali do të kthehet së shpejti me sezonin e tij të dytë.

Hwang tha për “Associated Press” se suksesi i sezonit të parë nuk i la rrugë tjetër përveçse të niste punën për një sezon tjetër.

“Ka pasur shumë presion, shumë kërkesa dhe shumë vlerësime. Kështu që, ndihem sikur nuk kam zgjedhje tjetër. E kam në kokë sezonin e dytë, po e planifikoj”, u shpreh regjisori.

Që nga nisja e shfaqjes së tij në shtator, “Squid Game” është bërë seriali më i shikuar në Netflix.