Arbitri i Angli-Shqipëri, nga trukimet te favorizimi i ekipeve të mëdha

Përditësuar më: 11/11/2021, ora 13:13
zwayer 1024x576

Arbitri i Angli-Shqipëri, nga trukimet te favorizimi i ekipeve të mëdha

Përditësuar më: 11/11/2021, ora 13:13

Një personazh kontrovers, i përfshirë në skandale të trukimit të ndeshjeve dhe në polemika për favorizim të skuadrave të mëdha. Felix Zwayer do të vendosë drejtësi në Wembley, në sfidën ndërmjet Anglisë dhe Shqipërisë.

Bilbili gjerman ka një të kaluar të errët, sepse pak muaj pasi nisi të arbitronte në ligat e ulëta, u përfshi në një prej skandaleve më të mëdhenj të trukimeve të ndeshjeve në Europë. Ishte viti 2005, kur Gjermania u trondit nga manipulimi i rezultateve të ndeshjeve, me qëllim përfitimin e paligjshëm nga bastet.

Në qendër të skandalit ishte gjyqtari famëkeq Robert Hoyzer, që në disa ndeshje kishte marrë ryshfet për të ndikuar në rezultatin final. Në një prej atyre rasteve, edhe Zwayer në rolin e asistentit kishte marrë 300 euro ryshfet. Por, duke qenë se shërbeu si informator për skandalin, ai u pezullua për vetëm 6 muaj dhe më pas u promovua nga Federata Gjermane, derisa në vitin 2009 nisi të arbitronte në Bundesligë dhe më pas në arenën ndërkombëtare.

Përpos njollës së përfshirjes në trukime, Felix Zwayer akuzohet edhe si një arbitër i cili favorizon skuadrat e mëdha. Kjo ka ndodhur gjatë nëntorit të kaluar. Vendimet e tij në sfidën e Champions, ndërmjet Chelsea dhe Rennais u cilësuan skandaloze nga mediat franceze, të cilat raportonin se ato shërbenin për të favorizuar ekipin anglez me orientimet e dhëna nga UEFA.