Legjenda e Liverpool kthehet në Premier League, arrin marrëveshjen me klubin anglez

Përditësuar më: 11/11/2021, ora 12:14
gerrard 1 1024x576

Legjenda e Liverpool kthehet në Premier League, arrin marrëveshjen me klubin anglez

Përditësuar më: 11/11/2021, ora 12:14

Steven Gerrard është zyrtarizuar si trajneri i ri i Aston Villa.

Ish-kapiteni legjendar i Liverpool do të lërë pankinën e Rangers në Skoci, për t’u kthyer në Angli, këtë radhë si trajner.

41-vjeçari ka qenë në krye të Rangers që nga qershori i vitit 2018 dhe udhëhoqi klubin drejt titullit kampion sezonin e shkuar, duke ndalur serinë prej 9 kampionatesh radhazi të fituar nga Celtic.

Aston Villa shkarkoi trajnerin e saj Dean Smith ditën e diel, pas 5 humbjesh radhazi në Premier League. Skuadra renditet në vendin e 16 të Premier League, shumë pranë zonës së “ftohtë” të klasifikimit.

Ndeshja e parë e Gerrard në krye të Aston Villa do të jetë ndaj Brighton, në 20 nëntor.