Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nuk ndalon fluksi i klandestinëve, zbulohen 9 sirianë në autobusin drejt Tiranës

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 10:07 | Kronikë
Nuk ndalon fluksi i klandestinëve, zbulohen 9 sirianë në

Po bëhen tashmë të përditshme rastet e kalimit të paligjshëm të emigrantëve në vendin tonë.

Vetëm dje u zbuluan 84 emigrantë në një kamion afër Pogradecit, ndërkohë që sot i shtohet zbulimi i 9 të tjerëve, që po transportoheshin në një autobus.

Autobusi, që po i drejtohej Tiranës, u ndalua pas një kontrolli në fshatin Ceruje, në aksin Gramsh-Cërrik. Drejtuesi i mjetit, një 57-vjeçar nga Tirana me inicialet F.L., u arrestua në flagrancë nga forcat e rendit, që sekuestruan edhe mjetin.

Emigrantët rezultuan të jenë sirianë që kishin hyrë nga kufiri grek. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani