Reja: Broja nuk është titullar, formacionin nuk mund ta them sot

Përditësuar më: 11/11/2021, ora 19:40
reja 1 1024x576

Reja: Broja nuk është titullar, formacionin nuk mund ta them sot

Përditësuar më: 11/11/2021, ora 19:40

Ndër të tjera, në konferencën para ndeshjes së të premtes me Anglinë, trajneri i Kombëtares kuqezi, Edy Reja foli edhe për sulmuesin Armando Broja, i cili është kthyer në idhullin e ri të tifozëve shqiptarë.

Broja ka realizuar deri tani 2 gola në Premier League, por pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit dhe nuk ishte pjesë e skuadrës në stërvitjen e zhvilluar në Durrës. 20-vjeçari iu bashkua kuqezinjve në Londër.

Reja u shpreh se Broja nuk është titullar, ndërsa sa i përket formacioni theksoi se do ta zbuloi vetëm ditën e ndeshjes.

“Jam mësuar t’ua them formacionin lojtarëve në ditën e ndeshjes, nuk mund ta them sot. Dyshimet janë gjithmonë, por kemi punuar shumë mirë ndaj kam vështirësi zgjedhje, uroj dhe shpresoj që nesër të hedh në fushë ekipin më të mirë. Sa i përket Brojës, qëndroi këtu të kurohej për kaviljen, por sot e nesër do të shohim se si është, do të jetë në fushë apo jo. Nuk është titullar, por do të shohim gjendjen e tij’’, u shpreh Reja.