Rritje dramatike e të infektuarve në Gjermani, mbi 50 mijë raste në 24 orë

Përditësuar më: 11/11/2021, ora 10:57

Rritje dramatike e të infektuarve në Gjermani, mbi 50 mijë raste në 24 orë

Përditësuar më: 11/11/2021, ora 10:57

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Gjermania ka regjistruar më shumë se 50 000 raste të koronavirusit në një ditë, përkundër 40 mijë rasteve të regjistruara në ditë më parë.

Sipas Institutit të Mbikëqyrjes Shëndetësore Robert Koch, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga Covid, 235 persona.

Gjermania është në mesin e një numri vendesh evropiane që përballen me një rritje të re të rasteve dhe ka regjistruar numër rekord të infeksioneve gjatë ditëve të fundit.

Kancelarja në largim Angela Merkel e quajti dramatik shpërthimin e infeksioneve në vend, i cili është i dukshëm që nga tetori, duke u bërë thirrje autoriteteve shëndetësore rajonale të marrin masa të mëtejshme për të përmirësuar situatën.

Kjo ka sjellë edhe rritjen e presionit edhe në pavijonet e spitaleve. Disa spitale kanë thënë ditët e fundit se po punojnë në kufijtë e tyre dhe kanë pavijonet e tejmbushura me pacientë COVID-19 sa nuk mund të pranojnë pacientë të rinj.

Përhapja i atribuohet pjesërisht shkallës relativisht të ulët të vaksinimit të popullsisë në Gjermani, që është pak më shumë se 67 për qind.

Disa shtete veçanërisht të prekura, si Saksonia, Bavaria dhe së fundmi Berlini, kanë vendosur kufizime të reja që synojnë njerëzit e pavaksinuar.

Nga e hëna, Berlini do të ndalojë personat e pavaksinuar nga restorantet, baret, palestrat dhe parukeritë.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani janë infektuar 4.9 milionë njerëz në Gjermani.