Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sherr me thikë mes dy adoleshentëve në Shkodër, plagoset njëri prej tyre

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 13:09 | Kronikë
Sherr me thikë mes dy adoleshentëve në Shkodër, plagoset

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dy adoleshentë janë konfliktuar me thikë jashtë ambienteve të shkollës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Sipas Policisë, konflikti mes 17-vjeçarëve, shokë të një klase, ka ndodhur për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër/informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i  dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.

Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli