Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Drama e Agueros, mund të tërhiqet nga futbolli

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2021, 11:42 | Futboll
Drama e Agueros, mund të tërhiqet nga futbolli

Sergio Aguero mund të detyrohet që të tërhiqet nga futbolli. Lajmin e jep “Catalunya Radio”, sipas së cilës, sulmuesit argjentinas të Barcelonës i është thënë se problemi me zemrën që pati nuk është aspak i lehtë.

Aritmia që vuan Aguero mund të mos e lejojë më që të luajë futboll. 33-vjeçari la fushën e lojës ndaj Alaves, duke vënë dorën në gjoks e duke kërkuar ndihmën e mjekëve.

Barcelona njoftoi më 2 nëntor se sulmuesi pati një problem kardiak dhe do të qëndronte larg fushave të lojës për 3 javë.

Aguero do t’i nënshtrohet vizitave të tjera muajt e ardhshëm, por “Radio Catalunya” nënvizon se në klub nuk janë optimistë.

https://a2news.com/2021/10/31/shqetesim-i-madh-te-barcelona-aguero-nderpret-ndeshjen-per-probleme-me-zemren/

A2 CNN Livestream

Dita jonë