Hysaj: Shqipëria u fut me frikë, Uzuni mund të ndryshonte ndeshjen

Publikuar më: 12/11/2021, ora 22:58
WhatsApp Image 2021 03 28 at 20.16.36 4 724x579

Hysaj: Shqipëria u fut me frikë, Uzuni mund të ndryshonte ndeshjen

Publikuar më: 12/11/2021, ora 22:58

Kapiteni i Shqipërisë në humbjen turpëruese ndaj Anglisë 5-0, Elseid Hysaj u shpreh pas takimit se skuadra u fut me frikë në Wembley.

“Pjesa e parë ishte për t’u harruar, e filluam keq sikur kishim frikë, nuk ishim 100% me këto skuadra mjafton të humbësh topin, hymë në fushë me pak frikë dhe e pësuam. Kishim dhe rastin e Uzunit që po të shënonte do të ndryshonte ndeshja por pjesa e parë ishte e keqe.

Lehtë se kemi marrë sepse Anglia duhet respektuar, por nuk duhet të kemi frikë, pasi në fund të fundit do të kishim raste më shumë mund të luanim më mirë. Besoj kjo ishte më e keqja.

Anglezët të frikshëm: Ishin të frikshëm, po kishim frikë ne. Duhet të kesh besim të madh, në Shqipëri treguam që kemi kapacitet për të luajtur futboll, por kur hynë në fushë me skuadra të tilla e pëson”, tha Hysaj.