Parashikimi i KE, rritja ekonomike 6,9%, rrezik nga çmimet e energjisë

Përditësuar më: 12/11/2021, ora 17:08

Parashikimi i KE, rritja ekonomike 6,9%, rrezik nga çmimet e energjisë

Përditësuar më: 12/11/2021, ora 17:08

Ekonomia shqiptare po rimëkëmbet më shpejt nga sa pritej, sipas Komisionit Europian, por jo aq mirë sa ç’mendon qeveria shqiptare. Në raportin e vjeshtës për parashikimet ekonomike, BE projekton që ekonomia shqiptare të rritet me 6.9%, një rishikim në rritje kundrejt 4.1%-shit të menduar më herët. Por ndjeshëm larg projeksionit të Ministrisë së Financave për rritje 7.6%.

Parashikimi është i moderuar edhe për vitet në vijim, ku rritja pritet përkatësisht 3.% në 2022 dhe 3.6% në 2023.

Ndër rreziqet që sheh në perspektivën afatshkurtër, Komisioni liston normën e ulët të vaksinimit dhe mundësinë për një periudhë të gjatë me rritje çmimesh në sektorin e energjisë, që do ta bënin importin shumë të shtrenjtë për vendin.

Sa i takon rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburantit, KE pret që ajo të jetë kalimtare, por të nxisë presionin për rritjen e pagave.

Në fund të vitit 2023, raporti parashikon që papunësia të zbresë në 10.3%.