Pas humbjes 5-0, Reja: Nuk e kisha parë Anglinë kaq të fortë

Përditësuar më: 12/11/2021, ora 23:27
edi reja 1024x576

Pas humbjes 5-0, Reja: Nuk e kisha parë Anglinë kaq të fortë

Përditësuar më: 12/11/2021, ora 23:27

Edy Reja, trajneri i Kombëtares, u shpreh para ndeshjes me Anglinë se Shqipëria mund të përballet si e barabartë me çdo kundërshtar. Megjithate, pasi u dorëzua që në pjesën e parë në Wembley, ku anglezët realizuan 5 gola, Reja nuk ishte më i këtij mendimi.

“Ne nuk i mbajtëm, për fat të keq janë më të fortë edhe në planin fizik. Kur gjen një Angli si kjo duhet të mundohesh të përmbash  kundërshtarin dhe të përmbysim situatat, por nga pikëpamja fizike kishte një diferencë të madhe. Në pjesën e dytë u sistemuam e luajtëm me personalitet, por edhe ata u ndalën pak. E qarkulluan topin. Edhe unë bëra disa ndryshime duke hedhur lojtarë në planin fizik. Kishin dominim total në nisjet, se kur niseshin nuk i ndalnim kurrë, bëhej e vështirë të ndaleshin. Këta janë të fortë e kur nisen nuk ia del t’u rrish mbrapa”, tha italiani.

Më tej, ai i rriti edhe më shumë vlerat e kundërshtarit në këtë takim, duke thënë se nuk e kishte parë në asnjë ndeshje tjetër Anglinë me ketë ritëm dhe dëshirë.

“Fizikisht ishin mirë, ishin të karikuar, si në pak ndeshje. Nuk i kisha parë në ndeshje të tjera në këtë grintë, ishin të fortë, nuk tërhiqeshin as në përplasje. Kur gjen një ekip kaq të karikuar, vë poshtë këdo, jo vetëm Shqipërinë por edhe ekipe më të forta se ne”, tha Reja.