Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Andi Zeqiri fali Italinë në fund, mund ta linte jashtë Botërorit

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2021, 08:23 | Futboll
Andi Zeqiri fali Italinë në fund, mund ta linte jashtë

Një ndeshje dramatike është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në Olimpico të Romës, aty ku kampionët e Europës dhe Zvicra u përballët për eliminatoret e Botërorit, në të cilin do të shkojë vetëm një nga dy ekipet.

Itali-Zvicër u mbyll në barazim 1-1, ndërsa drama u zhvillua në minutat e fundit. Berardi fitoi një penallti për të kaltrit, të cilin e mori, si gjithmonë, për ta ekzekutuar Jorginho në minutën e 90, por e goditi mbi traversë.

Nuk ishte mbyllur këtë, në minutën e dytë të shtesës, Andi Zeqiri, lojtari me origjinë shqiptare, kishte në dorë fatet e Zvicrës, por me portën pa portier, i befasoi të gjithë teksa goditi jashtë.

Pas këtij barazimi, teksa ekipet janë me pikë të plota, vendimtare do të jenë ndeshjet e fundit në grup, ku Italia duhet të fitojë patjetër ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa Zvicra do të ndeshet me Bullgarinë.

https://youtu.be/En7LY7ZR1iw?t=25

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli