Dialogu Kosovë-Serbi, ekipet negociuese takohen të martën në Bruksel

Përditësuar më: 13/11/2021, ora 16:33
MB TAKIMI KOSOVE SERBI frame 567 1024x576

Dialogu Kosovë-Serbi, ekipet negociuese takohen të martën në Bruksel

Përditësuar më: 13/11/2021, ora 16:33

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën në Bruksel për të vazhduar dialogun. Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë, se në raundin e ri të takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, do të jenë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Nga zyra e kryeministrit të Kosovës është bërë më dije për Deutsche Welle se, “temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, ndërkaq “data për takimin e mundshëm për dialogun në nivel politik ndërmjet liderëve varet nga rrjedha e procesit dhe dakordimi për çështjet në nivel kryenegociatorësh.

Nga ana tjetër nga zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën, bëjnë me dije se në takim tema kryesore do të jetë asociacioni i komunave me shumicë serbe, gjë për të cilën autoritetet e Prishtinës janë shprehur kategorikisht kundër.