Humbja e rëndë në Wembley lë pasoja të mëdha për Kombëtaren

Përditësuar më: 13/11/2021, ora 16:06
Wembley 1024x576

Humbja e rëndë në Wembley lë pasoja të mëdha për Kombëtaren

Përditësuar më: 13/11/2021, ora 16:06

Shqipëria mori një humbje të rëndë mbrëmjen e së premtes në ndeshjen e parafundit të këtyre eliminatoreve të Botërorit, teksa u mposht 5-0 në Wembley nga Anglia.

Më shumë sesa rezultati i këtij takimi, shqetësuese është loja e dobët me të cilën Shqipëria e Rejës u paraqit në këtë ndeshje, por edhe mungesat që skuadra do të ketë për ndeshjen e së hënës ndaj Andorrës, e cila do të jetë e fundit për këto eliminatore.

Gjimshiti e Balliu, ishin mungesat e konfirmuar për këto dy takime, ndërsa atyre u shtohet edhe mungesat e Gjasulës, pasi u ndëshkua me kartonin e verdhë, duke mbushur numrin. Por nuk mbyllet këtu, pasi për arsye dëmtimi në këtë takim me shumë mundësi mund të mungojnë edhe Kumbulla, Bare, e Broja.

6 mungesa dhe një atmosferë aspak e qetë, kjo është situata me të cilën Kombëtarja kuqezi do të zbresë mbrëmjen e së hënës në Arenën Kombëtare të boshatisur nga tifozët për shkak të dënimit të dhënë, pas ndeshjes me Poloninë.