Identifikohen viktimat e atentatit në Astir, të dy me precedentë penalë

Përditësuar më: 13/11/2021, ora 20:44
Untitled collage 2021 11 13T204134.922 1024x576

Identifikohen viktimat e atentatit në Astir, të dy me precedentë penalë

Përditësuar më: 13/11/2021, ora 20:44

Janë identifikuar personat që humbën jetën mbrëmjen e së shtunës në një atentat në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas policisë, viktimat janë shtetasit Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.

Mihasi mësohet të jetë arrestuar në vitin 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.

Erigers Mihasi dhe Armando Dumani u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi ndërsa udhëtonin me makinën e tyre Audi.