Raundi i dytë i zgjedhjeve, nesër votohet në Kosovë për 21 komuna në balotazh

Përditësuar më: 13/11/2021, ora 12:45
KOSOVA BALOTAZH zgjedhjet  1024x576

Raundi i dytë i zgjedhjeve, nesër votohet në Kosovë për 21 komuna në balotazh

Përditësuar më: 13/11/2021, ora 12:45

Kosova mban të dielën raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku 21 komuna janë balotazh. Partia që garon në numrin më të madh të komunave është Lëvizja Vetëvendosje me 12 komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar katër komuna. Përballja e forte do jete serish Prishtina. Balotazhi në Prishtinë do të jetë mes Arben Vitisë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.