Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Basha: Kurrë nuk ka patur marrëveshje dhe besë me Sali Berishën për të mbrojtur njëri-tjetrin

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 18:23 | Politikë
Basha: Kurrë nuk ka patur marrëveshje dhe besë me Sali

Lideri i Partisë Demokratike, gjatë një interviste, i është rikthyer marrëdhënies së tij me themeluesin e partisë, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

Berisha gjatë takimeve publike të ”Foltores”, e ka akuzuar Bashën edhe për prerje të besës. Një akuzë, kjo, që lideri demokrat refuzon. “është një nga sulmet më të ulëta që është bërë në këto 2 muaj nga Sali Berisha. Nuk ka patur kurrë një besë midis meje dhe Sali Berishës për t’i rënë me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cenohej interesi i njërit apo i tjetrit, për të mbrojtur shpinën e njërit apo të tjetrit. Me Sali Berishën na ka lidhur një tjetër besë nëse mund ta them këtë. Besa e vlerave euroatlantike, që na çoi dhe e çoi Shqipërinë në NATO”, janë fjalët e tij.

https://a2news.com/2021/11/11/e-gjitha-ka-qene-nje-blof-basha-reagon-pas-firmave-qe-berisha-grumbulloi-per-kuvendin/

Basha shtoi se “që pas 9 shtatorit gjithkush është shtangur nga etiketimet që Sali Berisha ka bërë ndaj meje. Natyrisht unë nuk kam ndërmend të shkel mbi vitet e bashkëpunimit me të, në të mirë të shqiptarëve dhe Shqipërisë”.

https://a2news.com/2021/11/12/berisha-u-drejtohet-delegateve-te-pd-nga-facebook-u-me-11-dhjetor-mbahet-kuvendi-kombetar/

A2 CNN Livestream

Dita jonë