Dështon prodhimi i gështenjës, grerëza kineze bën “namin” në Elbasan dhe Shkodër

Publikuar më: 14/11/2021, ora 15:02

Dështon prodhimi i gështenjës, grerëza kineze bën “namin” në Elbasan dhe Shkodër

Publikuar më: 14/11/2021, ora 15:02

Këtë sezon fermerët e Elbasanit kanë marrë jo më tepër se 30% të prodhimit të gështenjës. Një insekt i quajtur grerëza aziatike, prej 3 – 4 vitesh, ka dëmtuar plantacionet e mbjella dhe çdo vit po ulet rendimenti prodhues.

Insekti dëmton sythin femëror gjatë çeljes dhe më pas edhe gjethën, kësisoj, bima nuk ka fuqi prodhuese.

Edhe në Shkodër situata është po e njëjta, teksa rrezikon prodhimi në të gjithë vendin.

Mënyra më e mirë e luftimit të këtij insekti, është ajo biologjike.

Çdo vit Shqipëria eksporton mesatarisht  mbi 6 mijë tonë, me një vlerë deri në 8 milionë euro, ku destinacioni kryesor është Itali dhe vende të tjera të BE.