Hamilton fiton duelin me Verstappen në Brazil, “rihap” Formula 1

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 19:54
FELMbj1WUAIRifW 1024x576

Hamilton fiton duelin me Verstappen në Brazil, “rihap” Formula 1

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 19:54

Hamilton fiton në Brazil pas një dueli epik me Verstappen, dhe rikthehet fuqishëm për betejën që do t’i mundësonte titullin e tetë në Formula 1.

Britaniku, që nisej nga vendi i nëntë,  tentoi të kalonte holandezin në xhiron 40 po, holandezi e dërgoi praktikisht jashtë piste.

Por sot Mercedesi dukej më i shpejtë se Red Bull, dhe këtë e tregon edhe vendi i tretë i Bottas, që në fund tentoi edhe të kalonte Versatappen.

Momenti kyç i garës ishte xhiro 60, ku një Hamilton shumë më i shpejtë tashmë përfiton nga një gabim i vogël të Red Bull dhe parakalon lehtësisht.

Tashmë diferenca mes dy pilotëve është 14 pikë, kur mungojnë ende 3 gara. Avantazhi mbetet i Verstappen, por gara për kampionatin, që dukej e mbyllur pas problemeve dhe penalizimit të Hamilton, tashmë është tërësisht e hapur. Gara e radhës, do të jetë në Katar.