Kriza në PD, nesër mblidhet Kryesia: Masa për të mbrojtur interesin dhe funksionimin demokratik të organeve

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 20:26
Selia e PD brenda listat e kandidateve per zgjedhjet e 25 prillit 1024x576

Kriza në PD, nesër mblidhet Kryesia: Masa për të mbrojtur interesin dhe funksionimin demokratik të organeve

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 20:26

Partia Demokratike do të mbajë një mbledhje të kryesisë së saj për të diskutuar enkas situatën politike që sheh një përçarje brenda saj, të iniciuar nga lëvizja e “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Lajmi që mbledhja do të mbahet nesër në orën 16:00, u shpërnda nga vetë sekretari i Përgjithshëm i partisë opozitare, Gazmend Bardhi, me motivacion “Diskutime dhe vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të depozitojë nesër një kallëzim penal për atë që cilëson si shpifje për çështjen e inceneratorëve.

“Shpifjet e ulëta që vijnë nga persona që dje kanë mbështetur kandidatin e PS-së Orlando Rakipi, kanë për qëllim vetëm të dëmtojnë figurën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe t’i shërbejnë mafies së inceneratorëve”, thuhet në deklaratën e PD-së.