Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, pasditja sjell reshje në veri

Publikuar më: 14/11/2021, ora 08:17
parashikimi i motit foto e madhe 1024x576

Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, pasditja sjell reshje në veri

Publikuar më: 14/11/2021, ora 08:17

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin ndërsa priten vetëm reshje të përkohshme në zonat perëndimore. Pasditja lokalizon reshjet në veri, ndërsa vetëm momente të shkurtra me pika shiu do të ketë në jug dhe zonat lindore.

Temperaturat rriten lehtë në mëngjes duke shënuar minimumin prej 5-6°C, ndërsa maksimumi i mesditës do të qëndrojë rreth 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe shpesh mesatare nga drejtimi jugor paradite ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim era merr drejtim lindor ndërsa dallgëzimi në brigjet detare ngjitet në 2-3 ballë.