Maqedonia e Veriut kap “ëndrrën”, shkon në playoff të Botërorit

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 20:10
maqedonia 1024x576

Maqedonia e Veriut kap “ëndrrën”, shkon në playoff të Botërorit

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 20:10

Pas pjesëmarrjes në Europian, Maqedonisë së Veriut po i afrohet një tjetër ëndërr, edh më e madhe. Ekipi i vendit fqinj me fitoren e sotme 3-1 me Islandën, siguroi vendin e dytë në grupin J, të dominuar nga Gjermania.

Alioski, Elmas dhe shokët e tyre arritën të mbanin një pikë avantazh kundrejt një ekipi në teori më të fortë si Rumania, duke marrë 18 pikë kundër 17 pikëve të rumunëve.

Gara filloi mirë me golin e shqiptarit të Maqedonisë, Ezgjan Alioski, por barazimi i  Thorsteinsson në fillim të pjesës së dytë i zbehën entuziazmin tifozëve maqedonas.

Maqedonia kishte gjithsesi dukshëm vullnet më të fortë për fitore, si dhe klasin e yllit të Napolit Elif Elmas, i cili shënoi dopietë në minutat 65 dhe 86. Ëndrra vazhdon, në Shkup, në pritje të njohjes së kundërshtarëve në playoff.