Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Mbretëresha Elizabeth rikthehet në detyrat publike për të përkujtuar të rënët

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 10:25 | Bota
Mbretëresha Elizabeth rikthehet në detyrat publike për të

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë është rikthyer sot në publik pas disa javësh pushimi të këshilluara nga mjekët, gjatë të cilave ajo u detyrua të qëndrojë në spital 24 orë.

Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Përkujtimit të së dielës në memorialin Cenotaph të Londrës, ndërsa kombi kujton të vdekurit e luftës.

Buckingham Palace konfirmoi të enjten se monarkja 95-vjeçare ishte mjaft mirë për të marrë pjesë.

 “Ashtu si në vitet e mëparshme, Madhëria e Saj do ta shikojë Shërbimin nga ballkoni i ndërtesës së Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit”, thuhet në deklaratën e pallatit.

Këtë vit ceremonitë i rikthehen shkëlqimit të tyre tradicional, me pjesëmarrjen e mbi 10 mijë veteranëve dhe qindra ushtarëve.

Aty do të jetë edhe kryeministri britanik Boris Johnson. Sipas traditës, Princi Charles do të vendosë një kurorë me lule për mbretëreshën në Cenotaph, ku do të ketë edhe një minutë heshtje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë