Mbyllen qendrat e votimit, exit poll-i jep një avantazh të lehtë të VV në Prishtinë

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 19:39
14 NENTOR 2021 KQZ KOSOVE 2 frame 25823 1024x576

Mbyllen qendrat e votimit, exit poll-i jep një avantazh të lehtë të VV në Prishtinë

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 19:39

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, ku u mbajt raundi i dytë të zgjedhjeve lokale. Procesi u zhvillua në mënyrë të kënaqshme gjatë gjithë ditës, në 575 qendrat rreth vendit.
Përballja më e fortë do të jetë sërish Prishtina. Balotazhi në Prishtinë do të jetë mes Arben Vitisë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një exit poll i parë, i shpërndarë nga TV Dukagjini, i jep kandidatit të Vetëvendosje një epërsi të lehtë, 50.09, por me një marzhë shumë të ulët për të qenë domethënës.

Mbi 1.2 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, në balotazhin e 14 nëntorit, ku do të zgjidhen kryetarët e 21 komunave. Partia që garoi në numrin më të madh të komunave ishte Lëvizja Vetëvendosje me 12 të tilla. Lidhja Demokratike e Kosovës garoi në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5. Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave.