Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mjafton një autogol në minutat e fundit, Kroacia kualifikohet për në Botëror

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 19:05 | Futboll
Mjafton një autogol në minutat e fundit, Kroacia kualifikohet për

Ishte ndeshja më e rëndësishme e ditës, sfida direkte midis Kroacisë dhe Rusisë për kreun e grupit H të kualifikuesve për Botërorin e Katarit.

Nënkampionët  e Botës së Kroacisë arritën të kalonin rusët vetëm në çastet e fundit, falë një autogoli në minutën e 81 nga Kudryashov, që devijoi mes dëshpërimit të shokëve një kros të Kramaric, duke e dërguar atë në rrjetë.

Kështu Modric dhe shokët e tij kalojnë në krye të grupit për vetëm një pikë, duke  dërguar rusët në “ferrin” e grupeve playoff.

Një fitore gjithsesi e merituar për ballkanasit që dominuan lojën gjatë gjithë ndeshjes, por pa arritur të shënonin më parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë