Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sërish trazira në burgun e Ekuadorit, vriten 68 të burgosur në Guayaquil

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 08:29 | Bota
Sërish trazira në burgun e Ekuadorit, vriten 68 të burgosur

Të paktën 68 të burgosur janë vrarë në luftimet e reja në burgun e Ekuadorit, ku më shumë se njëqind të burgosur vdiqën në përleshjet midis bandave rivale në shtator.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se trazirat në burgun Litoral në qytetin e Guayaquil thuhet se filluan të premten në mbrëmje.

Njësitë taktike të policisë që kanë hyrë në ndërtesat e burgut kanë gjetur armë, eksplozivë dhe armë të ftohta.

Afro 300 të burgosur kanë vdekur deri më tani këtë vit në burgjet e vendit. Dhuna e lidhur me bandat e shtatorit ishte më e keqja në historinë e Ekuadorit.

Në atë kohë, të burgosurit nga njëra anë e burgut sulmuan anëtarët e bandës rivale. Qindra oficerë dhe ushtarë të ushtrisë u vendosën për të rimarrë kontrollin e kompleksit.

Lufta vdekjeprurëse, ku disa të burgosurve iu prenë kokat, tërhoqi vëmendjen për ndikimin në rritje në Ekuador të bandave të krimit ndërkombëtar, si kartelet Sinaloa dhe Jalisco Neë Generation me bazë në Meksikë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë