Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shqipëria kërkon vendin e tretë me Andorrën, por mungesat e bëjnë me “dhimbje koke” Reja-n

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 23:49 | Futboll
Shqipëria kërkon vendin e tretë me Andorrën, por mungesat e

Tashmë Shqipëria nuk garon më për kualifikim të mundshëm në Botëror, por objektivi i vendit të tretë mbetet prioritar për t’u mbrojtur nga Hungaria.

Sfida në shtëpi ndaj Andorrës duket se përben një siguri për arritjen e kuotës 18 pikë, rekord historik edhe ky për kombëtaren kuqezi, por problemet në formacion po shkaktojnë jo pak dilema tek trajneri Edi Reja.

Çikalleshi, Gjasula dhe Ismajli janë të pezulluar për shkak të kartonëve, por këto nuk janë mungesat e vetme, përkundrazi.

Veseli është i padisponueshëm, Broja ka mbetur në Britaninë e Madhe, mungojnë pas disfatës së Londrës Bare dhe Kumbulla, ndërkohë që edhe Balaj rezulton me probleme fizike, dhe nuk ishte në stërvitjen e fundit, duke qenë në dyshim serioz.

Me këtë bilanc, Shqipëria me zor mund të plotësojë protokollin e FIFA. Ndërkohë që mesfusha paraqet disa alternativa si Roshi, Çekiçi e Çokaj, nuk kemi praktikisht asnjë mbrojtës në dispozicion në stol, ndërkohë që në sulm alternativa e vetme është ish lojtari i Tiranës, Ernest Muçi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani