Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Transferta e çmendur: 32 mijë km dhe 50 orë fluturim për një ndeshje të Kupës së Francës

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 12:16 | Futboll
Transferta e çmendur: 32 mijë km dhe 50 orë fluturim për

Kupat kombëtare shpesh janë më të dashura sesa kampionati, veçanërisht në vendet ku formula i jep të drejtë pjesëmarrjeje ekipeve të të gjitha niveleve. Magjia e FA Cup në Angli lidhet me faktin se klube si Manchester United apo Liverpool mund të përfundojnë duke luajtur në fusha të vendosura midis shtëpive të qyteteve të vogla, në provincë.

Ndërkohë, Kupa e Francës shkon përtej. Në këtë kompeticion përfshihen edhe ekipet të shteteve të tjera, shumë larg Francës. Disa prej tyre, që të luajnë një ndeshje të Kupës së Francës, duhet të bëjnë madje edhe udhëtime ndërkontinentale. Një gjë e tillë ndodh pasi në konkurrim janë edhe shtete në Oqeanin Paqësor, që janë në varësi të Francës.

AS Venus, ekip nga Polinezia Franceze, është detyruar të udhëtojë në anën tjetër të botës, duke udhëtuar plot 16 000 km, drejt Trelissac. Me kthimin, bëhen 32 000! Sipas “DailyStar”, u deshën 25 orë udhëtim, gjithmonë për t'u shumëzuar me dy.

Në fund, i gjithë ky mundim përfundoi në një humbje me rezultatin 2-0...

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli