Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Deri në orën 15:00 votuan mbi 23% e qytetarëve

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 16:13
KQZ kosove 1024x576

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ: Deri në orën 15:00 votuan mbi 23% e qytetarëve

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 16:13

Mbi 23% e votuesve kanë shprehur vullnetin e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, deri në orën 15:00 të së dielës.

Të dhënat u bënë të ditura nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili sqaroi se procesi po zhvillohet normalisht në 575 qendrat rreth vendit.

Mbi 1.2 milionë qytetarë kanë të drejtë vote, në balotazhin e 14 nëntorit, ku do të zgjidhen kryetarët e 21 komunave. Partia që garon në numrin më të madh të komunave është Lëvizja Vetëvendosje me 12 të tilla. Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5. Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar katër komuna. Përballja e fortë do të jetë sërish Prishtina. Balotazhi në Prishtinë do të jetë mes Arben Vitisë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.