Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Qytetarët t’i përgjigjen detyrimit për të votuar

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 14:11

Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Qytetarët t’i përgjigjen detyrimit për të votuar

Përditësuar më: 14/11/2021, ora 14:11

Edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u kërkoi qytetarëve, t’i përgjigjen detyrimit për të votuar, duke kontribuar në këtë mënyrë në demokracinë e vendit.

Pasi votoi në qendrën e votimit “1 Tetori”, Osmani tha se pret që të ketë pjesëmarrje aktive të qytetarëve në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale dhe që i gjithë procesi të zhvillohet mirë e pa asnjë incident.

“Sot është një ditë po aq e rëndësishme, e cila përcakton fatin e komunave ku secili prej jush dhe prej nesh jeton. Prandaj, është shumë me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij obligimi qytetar, në mënyrë që nesër dhe pasnesër të kenë më shumë të drejta dhe kualitet më të madh të jetës në komunat ku ata jetojnë. Shpresoj vërtet që sikurse edhe në të kaluarën, dhe sidomos zgjedhjet që u mbajtën më 17 tetor, të kemi pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe të kemi një proces pa asnjë incident në mënyrë që të konsiderohet demokratik dhe i lirë”, ka thënë Osmani.