Buxheti 2022, Basha: Fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje, përgjigjen e vetme keni dhunën policore

Buxheti 2022, Basha: Fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje, përgjigjen e vetme keni dhunën policore
“Bujqësia, që jep gati 20% të prodhimit të brendshëm bruto, merr në këmbim mbështetjen më të ulët në krahasim me vendet e rajonit. Duke i bërë jo konkurruese produketet tona. Duke i shkatërruar fermerët tanë. Dhe ndërkohë që fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, përgjigjen e vetme keni dhunën policore për të shuar protestën e tyre të drejtë”.
Kështu u shpreh nga foltorja e Kuvendit, Lulzim Basha, teksa po diskutohet buxheti për vitin e ardhshëm.
“Edhe tani që flasim, fermerët janë në rrugë për të drejtat e tyre, për mbijetesën e tyre, për të marrë atë që kolegët e tyre në rajon e gëzojnë çdo ditë, nga qeveri që mbështesin bujqësinë, që u shpërblejnë mundin dhe sakrificën me të cilën kontribuojnë në ekonomi.
Brenga, dëshpërimi dhe zemërata e tyre janë të përligjura, sepse ata detyrohen të flakin produktet e tyre, detyrohen të emigrojnë, të punojnë tokat e vendeve fqinjë, sepse paratë e taksave që ju shpërdoroni, nuk shkojnë për ta”, tha Basha.